Takohen përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë
Takohen përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë
Sot u mbajt takimi i radhës në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh. Së pari u zhvilluan takimet bilaterale mes përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesin e Kosovës, Besnik Bislimin, e më pas me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq. Rreth orës 15 nisi edhe një takim i përbashkët trepalësh. Ende nuk janë raportuar detaje të mëtejshme të takimit. Në takim është pritur të shqyrtohen një sërë çështjesh, përfshirë edhe implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Për dialogun ka shprehur gatishmëri për angazhim aktiv edhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas. Në vazhdimësi të takimeve të mëparshme, Kosovës i kërkohet procesi i themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë i kërkohet të nisë procesin për njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës. Gjithashtu, të dyja shteteve u kërkohet përparimi në procesin e normalizimit të raporteve, si kusht për rrugëtimin e tyre drejt integrimit në BE. /Alsat.mk