Talevski: Shumica është e qëndrueshme, por koronavirusi ka hyrë në Parlament

Shumica është e qëndrueshme dhe opozita VMRO-DPMNE kërkon mënyrë për t’i vonuar proceset e filluara në legjislativ, ka deklaruar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat, deputeti i LSDM-së. Mile Talevski.

Obligimi ynë, si deputetë të zgjedhur nga qytetarët, është të paraqitemi dhe të marrim pjesë në punën e seancave plenare dhe seancat e trupave punues, dhe të mos presim nëpër korridore që të mos ketë shumicë…”, thotë Talevski.

Lidhur me mundësinë për mbajtjen e seancave online, Talevski thotë se deri më tani LSDM ka dalë me disa propozime.

Të gjithë ata deputetë, të infektuar me Covid-19, të gjithë që kanë vendim për izolim pas kontaktit me të prekur, të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre, si deputetë, online,”- ka thënë Talevski.

LEXO EDHE:

Back to top button