Aurela Gaçe uron të bijën për ditëlindje: “Ma ndryshove jetën”

Si sot 9 vite më parë, Aurela Gaçe, u bë nënë për herë të parë. ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Grace. Në këtë ditë speciale, artistja i ka dedikuar vogëlushes fjalët më të ngrohta, që vetëm një nënë mund të shkruaj për fëmijën e tij.

Gaçe ka publikuar në Instagram një foto të vajzës dhe përkrah saj ka bërë urimin e veçantë për ditëlindje.

“9 vjet më parë erdhe në jetën tonë, Grace, Hiri i Perëndisë. Prandaj të quajtëm kështu, sepse ardhja jote është bekim e hir për jetët tona.

Më dhe statusin e nënës, më ndryshove jetën. Jetofsh e gëzofsh jetën, gëzimi ynë i parë”, ka shkruar Aurela.

Menjëherë pas postimit kanë ardhur me qindra urime nga miq, fansa e të afërm të saj. Aurela ka dhe një vajzë tjetër, Abigail dhe me të dyja vogëlushet ka një lidhje shumë të fortë. Këngëtarja ka treguar se pavarësisht punës, një pjesë të mirë të ditës ja dedikon edhe dy vajzave duke shkuar në palestër me to apo duke u argëtuar në shtëpi.

LEXO EDHE:

Back to top button