Tani e tutje ju mund të vizitoni edhe privatisht Akropolin: Çmimi është një gjë e vogël

Tani e tutje ju mund të vizitoni edhe privatisht Akropolin: Çmimi është një gjë e vogël

Ministria Greke e Kulturës ka nisur një turne privat me guidë në shenjtëroren e lashtë të Akropolit për 5,000 euro.

Turistët e parë që përdorën këtë shërbim ishin një çift nga Rusia të shtunën, më 29 qershor, raporton Reuters.

Ky shërbim do të ofrohet nga data 1 prill deri më 31 tetor, çdo të martë, të premte dhe të shtunë, nga ora shtatë deri në nëntë paradite dhe nga ora 20 deri në 22.

Gjatë periudhës së turneut lejohen katër grupe me nga pesë persona, dhe nga 9 korriku ofrohen ture me guidë, ndërsa nga gushti do të ofrohen turne në shtatë gjuhë.

Ndërkohë, Këshilli Qendror Arkeologjik po shqyrton një propozim për turne private në mbrëmje në Muzeun e sapohapur të Kulturës Moderne Greke në Monastiraki, ku këto turne do të kushtonin rreth 1000 euro dhe do të organizoheshin në dy grupe.

LEXO EDHE:

Back to top button