Tatimi parafiskal, 250 mln. euro nga kompanitë


Në shtet ka 145 shpenzime parafiskale që i paguan ekonomia për institucione të ndryshme shtetërore. Prandaj më mirë është që shteti këto t’i rregullojë me ligj të posaçëm, thekson eksperti i tatimeve, Sllavko Llazovski. Ai për Alsat thotë se shpenzimet parafiskale lehtësisht shndërrohen në tatim të ri, ose rriten në një zgjerim të lëndës së taksimit të një lloji ekzistues të tatimit. E mundur është shpërndarja e tyre sistematike, por jo edhe shfuqizimi i plotë dhe heqja dorë e shtetit nga ato fonde.

Para së gjithash, ato duhet të rregullohen, të futen në Ligj. Të jetë sipas të njëjtave kritere si shpenzohen edhe fondet buxhetore. Tani, ai kufizim i fortë buxhetor duhet të ketë drejtimin e tij si çdo e ardhur buxhetore – deklaroi Sllavko Llazovski, ekspert tatimor.

Shpenzimet parafiskale janë zakonisht taksa të ndryshme që kompanitë duhet t’ia paguajnë shtetit kurse ka të tilla që kompanitë ia paguajnë njëra-tjetrës siç janë tarifat e anëtarësimit, tarifat e kotizimit ose dokumente të ngjashme që janë të nevojshme për funksionim të rregullt. Një shpenzim parafiskal është nga disa qindra denarë deri në disa mijëra euro.

Nëse shpenzimet parafiskale i konsiderojmë si diçka që nuk janë të përcaktuara me ligj, atëherë kemi numër të vogël, gjithashtu kemi numër të vogël të shpenzimeve parafiskale të atyre që nuk hyjnë në buxhetin e shtetit ose vetëqeverisjet lokale. Por, nëse marrim dy kritere, atëherë numri është vërtet i madh – tha Sllavko Llazovski, ekspert tatimor.

Ekonomia ka kërkuar nga qeveria e re heqjen e shpenzimeve parafiskale si masë anti-krizë në këtë gjendje shëndetësore dhe ekonomike. Llogaritjet e Lidhjes së odave ekonomike janë se bëhet fjalë për 145 shpenzime, të cilat sipas kësaj lidhje janë të fshehura ose të paparashikuara, e që janë në kurriz të kompanive. Kryeministri Zoran Zaev në një nga takimet me biznesmenët premtoi se pikërisht këto shpenzime parafiskale deri në fund të këtij mandati do të ulen në 75%, por nuk njoftoi heqjen e plotë të tyre. Vlerësimet janë se çdo vit, qytetarët dhe kompanitë paguajnë mbi 250 milion euro në shpenzime jo-tatimore.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button