Tatuazhi më i ri i Demi Lovato-s do ju fiksojë me shikim të parë

Demi Lovato është 29 vjeçe, ndihet shumë mirë me veten dhe këtë gjë sapo e ka vërtetuar me një tatuazh të ri. Pak ditë pasi festoi ditëlindjen, këngëtarja zbuloi në Instagram tatuazhin e saj më të fundit.

Demi ka vendosur të shkruajë mbi dorën e saj një pjesë nga teksti i këngës “Beatiful Chorus” të Infinite Universe.

“Dashuria do të jetojë përgjithmonë në universin e pafund”, shkruhet në tatuazhin e ri të Lovatos.

Fjalët janë rrethuar me yje e planetë dhe Lovato ka bërë edhe një gjysmëhënë si tatuazh në një nga gishtat e saj.  Këngëtarja ka treguar se e ka pëlqyer shumë këtë tatuazh dhe ka falendruar publikisht artistin që e realizoi.

Ky është një nga tatuazhet më kuptimplotë që Lovato ka realizuar ndër vite dhe përzgjedhja e këngës nuk duhet të jetë një surprizë për fansat e saj. Në një postim në Instagram të bërë së fundmi, Lovato listoi “Beautiful Chorus” si këngën që përfaqësonte më mirë 28-vjetorin e saj.

Më pas në një postim tjetër ajo listoi të gjitha qëllimet që dëshiron të arrijë këtë vit.

“Do të doja që ta lija perfeksionizmin pas me të 28-tat e mia dhe të pranoj më shumë gjëra në 29-vjetorin tim”, u shpreh artistja.

LEXO EDHE:

Back to top button