Tayna duket atraktive me flokë ngjyrë portokalli

Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, ka bërë një ndryshim në dukje.

Artistja, e ndjekur nga mbi 1.5 milion njerëz në Instagram, ka prezantuar së fundmi me fansat transformimin e ri.

Përmes disa postimeve që ka shpërndarë në InstaStory, Doruntina Shala (emri i vërtetë) tregon se ka bërë flokët ngjyrë portokalli.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Columbiana” deri më tani ka provuar një sërë ngjyrash në flokë dhe duket se i shkon gjithçka.

Krahas kësaj, ajo po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e angazhuar në skenën muzikore shqiptare.

Foto: Screenshot/Instagram

26-vjeçarja nga Prizreni vetëm dy javë më parë solli këngën e re të quajtur “Teket”.

Projekti për pak ditë ka kaluar shifrën e tetë milionë klikimeve në platformën YouTube. 

LEXO EDHE:

Back to top button