Tayna vs Fero: Më kritiko kur të jesh në nivelin tim

Dy artistët e njohur, Tayna dhe Fero me sa duket kanë nisur një ‘luftë’ virtuale me njëri-tjetrin.

E gjitha nisi nga një deklaratë e reperi nga Gjilani, i cili një hyrje ‘live’ me Kozakun u shpreh se Taynën ‘nuk duhet pyetur për muzikës të re, por për ndonjë operacion të ri’.

Dhe, duket se një kundërpërgjigje tërthorazi ka ardhur nga reperja nga Prizreni e cila përmes një postimi që ka bërë ditën e sotme (e mërkurë) ka lënë të nënkuptohet se i referoje deklaratës së Feros.

Foto: Tayna/Instagram

“Më kritiko kur të jesh në nivelin tim. Deri atëherë mundesh vetëm të më admirosh”, shkruhet në një postim që krijuesja e hitit “Sicko” ka shpërndarë në InstaStory.

Ndryshe, kujtojmë që Fero pak ditë më parë u lirua nga paraburgimi, ai akuzohet për sulm fizik ndaj një personi.

Foto: Tayna/Instagram

Reperi i njohur ndonëse aktualisht ndodhet në liri, po pret një vendim final në lidhje me akuzën. Ndërsa, në anën tjetër Tayna po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të fundit me reperin, Lumi B “Valle” dhe mbetet aktive edhe me koncerte të shumta.

LEXO EDHE:

Back to top button