Të dhëna shqetësuese për dhunën ndaj mjekëve, 80% kanë përjetuar sulm në punë

Të dhëna shqetësuese për dhunën ndaj mjekëve, 80% kanë përjetuar sulm në punë

Gazetare: Vjollca Aliti

Rreth 80% e mjekëve të punësuar në Maqedoni kanë përjetuar dhunë verbale ose fizike në vendin e punës. 13 mjekë të anketuar kanë përfunduar me lëndime trupore të theksuara. Ndërkohë një pjesë e madhe e tyre janë përballur me ofendime nga ana e pacientëve. Këto janë të dhënat e Odës së Mjekëve të cilat kanë dalë nga një anketë e realizuar me mjekë, e cila është zhvilluar në shënimin e ditës botërore kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësorë. Punonjësit shëndetësor alarmojnë që posaçërisht gratë që punojnë në institucione shëndetësore janë qendër e sulmeve dhe diskriminimit në vendin e punës.

“Gratë në Maqedoni, që ushtrojnë profesione në mjekësi tanimë një kohë të gjatë janë objekt I dhunës në kuptimin se vitet e shkuara, gjinia femërorë gjithnjë e më shumë ka qenë nëpër shkollat e mjekësisë si dhe fakultete po rata nuk janë nëpër pozita liderësh, në kuptimin p.sh. shef të reparteve, dekane, rektorë etj. Gratë në profesionin e mjekësisë marrin gjithmonë paga më të ulëta se burrat. Do të thotë ne jemi gjithnjë objekt I rishikimit nëse jemi mjaftueshëm kompetentë dhe profesionale si gra në krahasim me burrat. Po ashtu edhe pacientët shohin me frikë drejt nesh nëse jam un mjaft kompetente për ta kontrolluar apo do duhet të vijë një mjek më I vjetër me “mjekër” dhe ne këtë e ndjejmë”, tha Margita Trifunovska, Infermiere në Klinikën e Gjinekologjisë.

“Ligji kundër dhunës dhe parandalimit të dhunës ndaj grave dhe familjes është njëri nga mekanizmat mbrojtës, ku është I definuar edhe dhuna ndaj grave në vendin e tyre të punës si dhe dhunës gjinore, po ashtu dhe ndaj dhunës online. Ju si mjek shpesh jeni të ekspozuar edhe ndaj gjuhës së urrejtjes si dhe dhunës përmes rrjeteve sociale. Po ashtu dhe ligji për mbrojtjen nga diskriminimi është mekanizëm mbrojtës të cilin mund ta shfrytëzoni për të denoncuar dhunën”, u shpreh Jovanka trencevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Me ndryshimet në Kodin Penal dhuna verbale apo fizike ndaj mjekëve dhe punonjësve tjerë shëndetësor konsiderohet si vepër penale “pengim I një zyrtari në kryerjen e një vepre zyrtare”. Aktet si përdorimi I forcës, kanosje e rëndë, fyerje, ngacmim, lëndim trupor apo kanosje me armë ndaj mjekut apo punonjësve tjerë shëndetësor janë vepra penale për të cilat parashihet burg nga gjashtë muaj deri në 5 vjet. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button