Tea tregon se a do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, është përfolur në media roze si një nga konkurrentet e ardhshme të “Big Brother VIP”.

Tea përmes një pyetësori në rrjetin social ‘Instagram’ iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, e që njëra nga pyetjet ka qenë për pjesëmarrjen e saj në ‘Big Brother VIP’.

Ish-konkurrentja ka mohuar zërat, teksa ka thënë janë vetëm lajme të mediave. Por, kujtojmë që ajo shpeshherë ka mohuar zërat edhe për një lidhje jashtë emisionit gjatë kohës që ishte në “Për’puthen”, e që dolën të ishin të vërteta pasi ajo menjëherë pas daljes “çift” me Andin, u zbulua lidhja me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin, e që as kjo lidhje nuk zgjati aq.

“A do jeshë te Big Brother VIP?, ka pyetur një nga ndjekësit.

“Po e vërtetë,” teksa e ka shoqëruar me emoji duke qeshur, pastaj ka thënë: “Jo, thjesht portale që fabrikojnë lajme për klikime”.

Spektakli i famshëm “Big Brother” do kthehet pas katër vitesh në televizionet shqiptare, por në formatin “VIP”.

LEXO EDHE:

Back to top button