Teatri: “Revolta e presjes”, shfaqje edukative për fëmijë

Teatri: "Revolta e presjes", shfaqje edukative për fëmijë

“Revolta e presjes” është shfaqja më e re teatrale dedikuar fëmijëve. Është një shfaqje edukative dhe argëtuese për fëmijë, e cila ka për qëllim të tregojë rëndësinë e shenjave të pikësimit. Autorja e tekstit dramaturgjik është Dituri Neziraj. Me një koncept për fëmijë edhe në kostumografi, shfaqja do të luhet nga shtatë aktorë të talentuar. Premiera e s hfaqjes është sot në orën 19:00, në teatrin e Tetovës.

“Një shfaqje që sa është edukative, aq është edhe zbavitëse. Është shfaqje që mbështetet plotësisht nga komuna e Tetovës. Dhe mesa e di unë teatri i Tetovës ka pasur shfaqje për fëmijë diku para 12 viteve dhe tani jemi aktivizuar për të sjellë para fëmijëve tani, një shfaqje që mendoj se do i plotësojmë nevojat dhe kërkesat e tyre”, tha Hasim Memishi Sopi, drejtor i teatrit të Tetovës.

“Koncepti ka qenë që përveç pjesës edukative, fëmijët nëpërmjet argëtimit të munden të perceptojnë apo të marrin mesazhin e shfaqjes. Jemi munduar të bëjmë një teatër në performancë, ku aktorët vazhdimisht do të jenë në lëvizje, po normalisht ta ruajmë edhe pjesën e artikulimit saktë të tekstit dramaturgjik dhe mos të devijojmë nga tema që ka bërë vetë aktorja”, tha Elmir Sejfullai, asst. regjisor./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button