Telekom prezanton tarifat me internet mobil pa limit

Për herë të parë në tregun e teknologjisë celulare, Telekom prezanton tarifat me internet mobil pa limit, Magenta një pa limit. Nga kompania telekomunikuese Telekom thonë se në mënyrë që qytetarit t’i kalojnë me hare festat e Vitit të Ri, konsumatorëve u sigurojnë paketë promocionale që mundëson shfrytëzimin e internetit të pakufizuar që mund të aktivizohet përmes aplikacionit Telekom për vetëm një denarë dhe që mund të përdoret gjate dhjetorit dhe janarit.. Paketa Magenta përdoret nga më shumë se 100 mijë familje. Interneti celular në rrjetin e Telekomit është dyfishuar krahasuar me vitin 2019.

“Për një kohë shumë të shkurtër interneti në celular do të jetë i disponueshëm në rrjetin Telekom 5G, i cili aktualisht po ndërtohet me shpejtësi. Tashmë jemi gati të ofrojmë shërbime 5G me shpejtësi gigabit dhe të njëjtën gjë do ta bëjmë menjëherë pasi të marrim miratimin për radiofrekuencat nga Agjencia për Komunikim Elektronik, gjë që presim të ndodhë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, deklaroi Branko Stançev drejtori komercial për klientët privatë të Telekomit të Maqedonisë. Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button