Temperatura deri në 40 gradë, moti ndryshon nga e mërkura

Sot moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Pasdite pritet paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe në disa vende kushte për stuhi me breshër.

Temperatura minimale do të jetë nga 14 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 34 deri në 40 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës së Shkupit pritet paqëndrueshmëri me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 39 gradë.

Të martën do të vazhdojë moti me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe në disa vende kushte për stuhi me breshër.

Ndryshim i motit pritet nga e mërkura dhe në ditët në vijim, kur për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu dhe forcimit të erës veriore, temperaturat do të jenë në rënie. Të premten priten reshje shiu dhe temperatura ditore dukshëm më të ulëta. Nga e shtuna temperaturat do të fillojnë të rriten gradualisht.

LEXO EDHE:

Back to top button