VMRO-DPMNE: Opozita zgjodhi bllokadën në vend të konsensusit për reformat
VMRO-DPMNE-ja, me akuza të ashpra nga partive opozitare për bllokim i siç thekson proceseve reformuese në vend. Sipas partisë maqedonase në momentet kur shteti ka mundësi reale për përmbushjen e detyrimit kyç të reformave, LSDM, E majta dhe BDI-ja me vetëdije zgjedhin bllokadën. VMRO thotë se për çështjet kyçe nevojitet konsensus i gjerë, por se partitë zgjedhin konfrontimin me pushtetin.
“Kur shteti e ka mundësinë për të përmbushur edhe një detyrim reformues, ata zgjedhin bllokadën. Ne do të vazhdojmë të jemi sërish udhëheqës në rajon. Nga 10 reforma, i kemi përmbushur 9. Nuk arritëm ta realizonim të dhjetën për shkak të bllokadës së LSDM-së, Të majtës dhe BDI-së, sepse, kur nevojitet konsensus ata zgjedhin konfrontimin. Me këtë, ata treguan se qëllimi i tyre nuk është një Kod Zgjedhor më i mirë, as një proces zgjedhor më i mirë. Qëllimi i tyre i vetëm është që Maqedonia të mos ketë një tjetër sukses reformues, që më pas të përfitojnë politikisht nga ngecja që e kanë krijuar vetë”, deklaroi Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE.








