Tensione në Mal të Zi, protestuesit përplasen me policinë

Tensione në Mal të Zi, protestuesit përplasen me policinë

Tensione janë regjistruar pasditen e sotme në protestën kundër qeverisë malazeze në Podgoricë.

Një grup të rinjsh, mbështetës të presidentit Millo Gjukanoviç, janë përplasur me policinë.

Protesta u mbajt para Kuvendit. Pasi u njoftua se kuvendi kishte përfunduar, një grup të rinjsh sulmuan policinë, thyen gardhin dhe qëlluan në drejtim të Kuvendit dhe sipas burimeve policore kanë përdorur edhe Spray piper.

Policia u përgjigj me sprej piper dhe granata trullosëse.

Protesta, e disata në radhë, nën moton “Ima nas” (Ne ekzistojmë,  zhvillohet kundër Abazoviç dhe partive pro-serbe e pro-ruse (Fronti Demokratik) që fituan zgjedhjet në 30 gusht 2020./oranews/

LEXO EDHE:

Back to top button