Tensione rreth Ligjit të ri për Shërbimin Gjyqësor

Gazetar: Angell Dimovksi

Pavarësisht kërkesave të shumta për takim dhe paralajmërimeve se është përjashtuar nga procesi i përgatitjes së Ligjit të ri për Shërbimin Gjyqësor, Sindikata e Pavarur e Administratës Shtetërore ka mbetur pa përgjigje nga Ministria e Drejtësisë. Pasi sindikata paralajmëroi një konferencë për media, në të cilën do t’i paraqiste publikisht vërejtjet e saj ndaj zgjidhjeve ligjore, nga Ministria, siç pretendojnë ata, i kanë kontaktuar sot me kërkesë që ngjarja të anulohet.

Sindikata thekson se nuk ka qenë e përfshirë në hartimin e ligjit dhe se në tekstin e propozuar janë futur ndryshime për të cilat nuk ka qenë fare e informuar. Nga atje bëjnë të ditur se ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, i kanë dorëzuar kërkesa për takim dhe pjesëmarrje në procesin konsultativ, si dhe një iniciativë për tërheqjen e ligjit, por për asnjërën nga kërkesat nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.

“Roli i sindikatës, pra një rol më i madh i sindikatës, stazh i beneficuar për një grup të caktuar të të punësuarve, si dhe përcaktimi i statusit të atyre që nuk do të jenë nëpunës gjyqësorë, por që do të trajtohen sipas Ligjit për Nëpunës Administrativë. Gjithashtu, çështja e punësimit të tyre dhe e gjeneratave të ardhshme, mënyra se si do të punësohen dhe avancohen, nëse avancimi do të bëhet me propozim të kryetarit të gjykatës apo me propozim të ministrit të Shoqërisë Informatike”, deklaroi Goran.

Sindikalistët takuan zv.ministrin për tu dakorduar për takim me Fillkovin. Nga dikasteri i drejtësisë thanë se bëhet fjalë për një keqkuptim.

“Vërejtjet e tyre më shumë lidhen me zgjidhje të tjera ligjore, siç është Ligji për nëpunësit administrativë, ku nëpunësit gjyqësorë trajtohen si një kategori e veçantë e nëpunësve administrativë, dhe këta nëpunës të veçantë administrativë janë të përcaktuar në dispozitat e atij ligji. Prandaj, këtë zgjidhje ligjore duhet ta harmonizojmë me atë ligj”, thanë nga Ministria e Drejtësisë.

• Vërejtjet e tyre lidhen me zgjidhje të tjera ligjore
• Kët zgjidhje ta harmonizojmë me atë ligj

Propozimligji tashmë ndodhet në procedurë parlamentare./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button