Videolotaria këtë fundjavë bën tifo për Igor Stefanovskin – Ixhe, i cili është para një sfide të re në Gjermani

Pas një fundjave jashtëzakonisht të vështirë dhe turbulente në Çeki, e mbushur me shumë sfida, por edhe me vendin e tretë të fituar në podium, kampioni i trefishtë evropian Stefanovski këtë fundjavë me një paraqitje të re në Gjermani në garën legjendare Glasbachrennen.

Fatkeqësisht, pasojat nga goditja e fortë që e përjetova gjatë vozitjes së parë në Çeki ende ndihen. Pavarësisht përpjekjes së madhe të ekipit tim, automjeti nuk është kthyer plotësisht në gjendjen në të cilën ishte para incidentit. Punuan ditë e natë për ta përshtatur dhe përgatitur sa më mirë për paraqitjen në Gjermani, tha Ixhe.
Në këtë moment, më e rëndësishme është që komisioni teknik i FIA-s, pas kontrollit të detajuar që do të kryhet të premten, të na japë dritën jeshile për paraqitje. Kjo është beteja e parë dhe më e madhe që duhet ta fitojmë para se të qëndrojmë fare në start, shton Stefanovski.

Shpresoj që gjithçka do të jetë në rregull dhe se do të mund të luftojmë për rezultat sa më të mirë. Është e sigurt se kjo do të jetë një nga garat më sfiduese këtë sezon, jo vetëm për mua por edhe për të gjithë ekipin, i cili po investon përpjekje të mëdha për të mbetur konkurrues në kampionat, vlerëson Stefanovski.
Menjëherë pas përfundimit të garës në Gjermani, automjeti do të shkojë në Ferrari në Itali për kontroll të detajuar dhe sanim të plotë të dëmtimeve, me qëllim që sërish të jetë gati në nivelin më të lartë për sfidat e ardhshme.
„Kurrë nuk dorëzohemi. Kur është më e vështirë, atëherë shihet karakteri i vërtetë i kampionëve. Kjo fundjavë nuk do të jetë e lehtë, por do të japim maksimumin për ta përfaqësuar Maqedoninë në mënyrën më të mirë të mundshme.“

Ekipi i Videolotaria Kasinos Austria edhe kësaj radhe beson fuqishëm te ai. Ne jemi krenarë që më shumë se një dekadë së bashku bëjmë tifo për Ixhen dhe Maqedoninë.

LEXO EDHE:

Back to top button