Tensionet në PD, ambasadorët shkuan te Basha

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike ku janë takuar me Lulzim Bashën. Takimi i cili ka zgjatur rreth 70 minuta ka ardhur me kërkesë të trupit diplomatik në Tiranë. Ky takim vjen një ditë pas tensioneve të shënuara në selinë blu, ku ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetësit e tij hynë në selinë e PD ku zhvilluan një mbledhje me komisionin e rithemelimit, të votuar gjatë kuvendit të 11 dhjetorit. Ish-kryeministri ngriti akuza se brenda selisë të Partisë Demokratike ka persona të armatosur që kanë kërcënuar anëtarët e Forumit Rinor. Nga ana tjetër kryetari i PD, Lulzim Basha u tregua i ashpër me fjalët e tij ndaj Berishës, duke e quajtur ish-komunist që po bën gjithçka që të mbrojë interesat e veta edhe në kurriz të partisë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button