Tensionohet situata ndërmjet Banja Llukës dhe Beogradit

Tensionohet situata ndërmjet Banja Llukës dhe Beogradit

Pas zgjedhjeve të tetorit 2022 në Bosnjë e Hercegovinë, liderët e Serbisë dhe entitetit të Republikës Serbe u takuan shumë herë, por në ajër ndihej tensioni i vazhdueshëm, nuk kishte afërsi si më parë.

Prej disa kohësh marrëdhëniet mes Aleksandër Vuçiqit dhe Milorad Dodikut nuk janë në harmoni të përsosur.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i “Protestës kundër dhunës” në Beograd në televizionin Una, pronar i së cilës është Igor Dodik, djali i Milorad Dodikut, i befasoi protestuesit në rrugë, por shumë më tepër dhe jo këndshëm, pushtetin në Serbi.

Una TV së fundmi mori një frekuencë të qytetit në Beograd. Një nga të befasuarit më të pakëndshëm ishte pronari i tabloidit Informer, Dragan Vuçiçeviq. Për ditë të tëra në televizionin kombëtar, ai ankohej për faktin se familja Dodik guxoi të dilte drejtpërdrejt me armiqtë e Serbisë dhe u bë pjesë e “llumit më të keq serbë”, shkruan Al Jazeera.

LEXO EDHE:

Back to top button