Tentoi t’i japë ryshfet policit, arrestohet serbi

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në kufi në Merdare, pasi i njëjti ka tentuar që t’i japë ryshfet zyrtarit policor në vlerë prej 50 euro.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar njësiti i krimeve ekonomike.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE:

Back to top button