Teprimi i ushqimit gjatë festave, rritet numri i thirrjeve të Ndihmës së Shpejtë

Teprimi i ushqimit gjatë festave, rritet numri i thirrjeve të Ndihmës së Shpejtë

Gazetare: Vjollca Aliti

Festat kanë shtuar numrin e pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Kryesisht qytetarët janë lajmëruar për dhimbje barku, vjellje, diarre, gjendje të cilën mjekët e lidhin me teprimin e ushqimeve gjatë festave. Doktor Karamanovski nga Ndihma e Shpejtë në Shkup thotë se nga e premtja e deri më sot në bazë ditore kanë pasur rreth 80 intervenime, pesë prej të cilave aksidente trafiku. Ndihma e shpejtë në Shkup gjatë festave ka funksionuar me 7 ekipe gjatë ndërrimit të ditë dhe 6 ekipe ndërrimin e natës.

“Sot kemi shtim të numrit të rasteve që kanë të bëjnë me ushqyerjen. Pacientët ankohem për dhimbje barku , vjellje, vështirësi e tretjen, një numër I madh ankohen për diare , japim këshilla se çfarë duhet të bëjnë sit ë parandalojnë. Ata të cilët kanë tepruar me ushqime dhe me ushqime shumë të yndyrshme dhe me alkool, te këto raste intervenojmë. 7:19 ata të cilët lajmërohen për këshilla, marrin këshilla, ajo që mund të parandalohet, parandalohet, ndërkaq rastet tjera itervenohet dhe nëse ka nevojë e dërgojmë në Spital”, tha Georgi Karamanovski, Ndihma e Shpejtë.

Pos këtyre problemeve, mjeku Karamanovski thotë se këtë periudhë të shpeshta janë thirrjet nga pacientët me sëmundje kronike tek të cilët ndryshimet klimatike, apo kalimi nga dimri në pranverë përkeqëson ndjeshëm shëndetin e tyre.

“Ajo për të cilën më së shumti na thirrin pacientët, janë të sëmurët kronik të cilët kanë dhe sëmundje tjera shoqëruese dhe me imunitet të zvogëluar. Kryesisht kanë problem dhe si pasojë e ndryshimit të motit I cili sjell dhe ndryshime në enët e gjakut të zemrës. Lajmërohen dhe për tension të lartë të gjakut, përkeqësim në ritmin e zemrës. Pacientët me astmë marrin sulme për shkak të alergjive që sjell pranvera, ata të cilët kanë probleme me sistemin neurologjik përballen me sulme në tru, sulme panike për shkak të ndryshimeve klimatike”, tha Georgi Karamanovski, Ndihma e Shpejtë.

Ndihma e shpejtë në Shkup funksionon në tre njësi, ajo e Cairit, në Jane Sandanski dhe në Karposh. Pos intervenimeve, linja 194 lidh qytetarët dhe me disa nënlinja tjera tek të cilat janë të angazhuar personel mjekësor I cili jep këshilla përmes telefonit, në rastet kur pacienti nuk lajmërohet për gjendje kritike por vetëm për këshilla. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button