Tërmet me magnitudë 4.8 në Turqinë qendrore, ja ku ishte epiqendra
Tërmet me magnitudë 4.8 në Turqinë qendrore, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit të së shtunës në Turqinë qendrore.
Epiqendra u regjistrua, sipas Institutit Euro-Mesdhetar, 34 kilometra në perëndim-veriperëndim të Gaziantepit.
Ndërsa thellësia fokale ishte 10 kilometra.
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive të Turqisë (AFAD) raportoi se tërmeti ishte me magnitudë 5, me epiqendër në qytetin Pazartsik, Kahramanmaras, me një thellësi fokale prej 7 kilometrash.