Tetë të vdekur dhe 534 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 553 raste pozitive.

Sipas raportit të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 78.380 raste nga 362.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.723 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 534 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.594 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.063.

 

LEXO EDHE:

Back to top button