Thaçi dhe Krasniqi para Dhomave të Specializuara në Hagë

Ish drejtori politik i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Hashim Thaçi në paraqitjen e parë para dhomave të specializuara në Hagë hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Mbrojtja tha se Thaçi ka bashkëpunuar me drejtësinë gjatë këtyre viteve, e edhe në periudhën e themelimit të Gjykatës Speciale.

 “Gjykata po i heton këto çështje që 5 vjet e më shumë, kurse ju e keni aktakuzën para 6 muajsh. Ne për herë të parë mësuam për realizmin e këtyre të mërkurën mbrëma apo të enjten, nuk ishte e mundur të krijohet një ekip mbrojtës, nuk ishte e mundur të sjellim njerëz që dëshironin të ishin të pranishëm në sallë dhe nga ana jonë është e pakuptimtë pse kjo është bërë në këtë mënyrë- deklaroi SINKRON – David Hooper, Avokat.

Paraprakisht aktakuzën e hodhi poshtë edhe ish zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi. Mes lotëve ai tha se nuk ndihet fajtor e as përgjegjës. Ai u ankua edhe për trajtimin që po i bëhet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Në aktakuzë i ndani njerëz. Jam shqiptar s’jam as katolik as mysliman, kjo është fyese për mua dhe vendin tim. Cilësimi i prokurorit të Dhomave të Specializuara se ne qenkemi ndërmarrje kriminale e përbashkët, për mua, shokët e mi, familjen time që luftuam gjatë, por edhe për kombin tonë nuk ka diçka më fyese pasi ne një kohë të gjatë në rrethana tepër të vështira jetë a vdekje, u vumë në shërbim të lirisë e të shtetndërtimit të cilat i arritëm në bashkëveprim me SHBA-të, me vendet e BE-së, me NATO-n, me OKB-në dhe të gjithë së bashku ishim dhe jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare dhe shtetformuese- pohoi Jakup Krasniqi, ish zëdhënës i UÇK-së.

Duke hedhur poshtë aktakuzën, ai tha se ndërmarrje e përbashkët kriminale “koka e Beogradit dhe mbështetësit e Beogradit”. Sipas Krasniqit, adresa e “kësaj maskarade është në Beograd dhe mbështetësit e politikave të tij”.

“Në vitin 2006 Akademia e Shkencave të Serbisë e ka bërë këtë përpjekje të ndërton Tribunal për Kosovën dhe arriti qëllimin për një tribunal një etnik- tha Jakup Krasniqi, ish zëdhënës i UÇK-së

 Para dhomave të specializuara nesër pritet të paraqitet ish kreu i PDK-së Kadri Veseli, ndërsa më 11 nëntor deputeti Rexhep Selimi. Veprat që, sipas aktakuzës, rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe me krime kundër njerëzimit: burgosje. Më pastaj përmenden edhe akte tjera çnjerëzore, si: torturë, vrasje të paligjshme, zhdukje me forcë e personave dhe përndjekje. Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës, por edhe në disa pjesë në veri të Republikës së Shqipërisë, si në Kukës dhe Cahan. Në paraburgim, si të dyshuar nga Gjykata Speciale ndodhen edhe dy udhëheqës të organizatës së veteranëve të UÇK-së: Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Ata dyshohen për pengim të drejtësisë, frikësim të dëshmitareve dhe vepra të tjera që kanë të bëjnë me bërjen publike të disa dokumenteve sekrete të Gjykatës.

Shkëlzen Aqifi

LEXO EDHE:

Back to top button