The Rock dhe familja e tij të gjithë të infektuar me virusin korona


Dwayne Johnson i njohur ndryshe si “The Rock” ka bërë me dije se ai dhe familja e tij ishin infektuar të gjithë me koronavirus.

Ish-mundësi, i cili tani është aktori më i paguar në botë, tha se ai, gruaja dhe dy vajzat u infektuan edhe pse ishin “të disiplinuar” për mbrojtjen e shëndetit.

“Ne jemi në anën tjetër të tij dhe nuk jemi më ngjitës. Faleminderit Zotit, ne jemi të shëndetshëm”, u shpreh aktori.

Johnson, 48, gruaja e tij Lauren, 35, dhe vajzat e tyre Jasmine dhe Tiana, të moshës katër dhe dyvjeçare, u infektuan me virusin rreth dy javë e gjysmë më parë.

Ata u infektuan nga “miqtë e ngushtë të familjes” të cilët, nga ana tjetër, nuk kishin idenë që ishin infektuar.

“Mund t’ju them se kjo ka qenë një nga gjërat më sfiduese dhe më të vështira që na është dashur të durojmë si familje”, tha Johnson në një video të postuar në profilin e tij në Instagram.

“Prioriteti im numër një është të mbroj gjithmonë familjen time. Ne po numërojmë bekimet tona tani sepse e dimë mirë që nuk ndodh gjithmonë që e kalon Covid-19 më i fortë dhe më i shëndetshëm”, tha Johnson.

Ai bëri thirrje për vendosjen e maskës dhe tha se kjo është gjëja e duhur për të bërë.

Aktori thuhet se fitoi 87.5 milionë dollarë në vit deri në qershor, përfshirë 23.5 milionë dollarë për thrillerin e Netflix Red Notice.

LEXO EDHE:

Back to top button