Therje me thika në Obiliq, dy të mitur në gjendje të rëndë

Gjashtë persona janë arrestuar në Obiliq, tre prej tyre të mitur, pasi që të njëjtit për motive ende të panjohura kanë sulmuar fizikisht me thika, dy viktimat të mitur, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, viktimat, janë dërguar për tretman në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri thika, një shufër metali dhe një boks hekuri.

Të dyshuarit, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të gjithë janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

LEXO EDHE:

Back to top button