Tokio, kopsht përrallor me 13 mijë orkide

Durim, paqe dhe qetësi. Kjo është ajo që një ekip teknologësh, me bazë në Tokio, dëshiron që vizitorët të përjetojnë kur të hyjnë në veprën e re të artit, të quajtur “Kopshti i Luleve Lundruese – Lulet dhe unë jemi të së njëjtës rrënjë, kopshti dhe unë jemi një”. I zbuluar gjatë verës, instalacioni përbëhet nga 13 000 orkide të gjalla. Lulet rriten përgjatë disa telave pothuajse të padukshme për të dhënë përshtypjen se po qëndrojnë pezull në ajër. Sapo t’i afroheni perdes së orkideve, të nxitura nga sensorët, lulet ngadalë fillojnë të ngrihen, duke ju lejuar të hyni në hapësira boshe dhe duke iu diktuar rrugën, para se të ulen përsëri. Instalacioni me një dysheme pasqyrë, drita të ngrohta, aromë bimësh dhe melodi të kompozitorit Hideaki Takahashi, është padyshim një atraksion turistik për të gjithë vizitorët. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të vitit 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button