Tom Cruise ‘kërcënon’ stafin e xhirimeve që theu rregullat anti-Covid: “Nëse e përsërisni, jeni të pushuar”
Aktori i famshëm Tom Cruise po xhiron filmin e tij të fundit “Mission Impossible 7”, xhirimet e të cilit janë penguar disa herë për shkak të pandemisë Covid-19.
Së fundmi, stafi i tij ka thyer protokollin e Covid-it, gjë e cila e ka zemëruar keq aktorin.
Cruise nuk ka aspak dëshirë që xhirimet e filmit të vazhdojnë të shtyhen dhe kërkon ta përfundojë sa më parë projektin që ka nisur,
Ndaj, ai ka “kërcënuar” stafin, duke i thënë se nëse kjo gjë përsëritet, ata do të përjashtohen të gjithë nga puna.
“Po krijojmë mijëra vende pune. Nuk dua ta shoh më këtë sjellje! Kurrë! Dhe nëse e përsërisni, jeni të pushuar!”, citohet t’u ketë thënë Cruise pjesëtarëve të stafit sipas “The Sun”.
“Mission Impossible 7” po xhirohet këto ditë në Londër, ndërsa më herët ishin në Venecia.
Në Itali, në muajin shkurt, xhirimet u ndalën për shkak të përhapjes së koronavirusit atje. Puna rifilloi në shtator me trupën që është spostuar nga Italia, në Norvegji, e tashmë në Britani. Në tetor, xhirimet u ndalën sërish pasi 12 pjesëtarë të stafit dolën pozitiv në testin e koronavirusit.