Tom Cruise për vazhdimin e ri të “Mission Impossible” xhiron “marifetin më të rrezikshëm në historinë e kinemasë”

Tom Cruise është duke përgatitur marifete edhe më sfiduese për vazhdimin e ri të “Mission Impossible”, dhe sado të rrezikshëm që mund të jenë, thuhet se ai “rrezikon vdekjen” duke i realizuar.

Aktori hollivudian është i njohur për realizimin e të gjitha marifeteve të nevojshme për xhirimet e tij, dhe ka pasur role për të cilat gjëra të tilla ishin veçanërisht të nevojshme, duke filluar nga “Top Gun” e duke përfunduar me vazhdimet e shumta të “Mission Impossible”.

Pikërisht për vazhdimin e filmit në fjalë, Cruise po përgatit skenën e tij më të rrezikshme. Bëhet fjalë për një kërcim nga shkëmbi “BASE” që përfshin hedhjen me parashutë, por pa aeroplan.

“BASE” është një akronim i fjalëve building, antenna, span dhe earth në gjuhën angleze (buildings, antenna, spans and earth). Në thelb përfshin kërcimin nga rrokaqiejt, kullat e larta të radios, urat ose shkëmbinjtë.

Një video e shkurtër që njofton vazhdimin e ardhshëm të filmit tregon arritjen, të cilën kanali YouTube i Paramount Pictures e përshkroi si “marifetin më të madh në historinë kinematografike”.

 

 

 

Vazhdimi, i titulluar Dead Reckoning, paraqet Cruise duke qëndruar në një shkëmb dhe e përshkruan marifetin si “gjëja më e rrezikshme që ata kanë provuar ndonjëherë”.

Filmi i ri do të jetë i shtati me radhë në ekskluzivitet dhe përveç Tomit, në të luajnë edhe Simon Pegg, Rebecca Ferguson, Ving Rhames, Rob Delaney dhe Pom Klementieff.

 

LEXO EDHE:

Back to top button