Tragjedia në Koçan, nisma “Kush është i radhës” paralajmëron marshin protestues

Tragjedia në Koçan, nisma “Kush është i radhës” paralajmëron marshin protestues

Gazetar: Avni Tahiri

“Nënat e mbështjella në të zeza janë pasqyra e heshtjes sonë” ishte një nga transparentet që u shfaq në monumentin Olimpia në qendër të kryeqytetit, ndërsa figurave të nënave iu vendosen shamia të zeza mbi kokë nga aktivistët e nismës qytetare “Kush është i radhës” si paralajmërim për marshin protestues të së shtunës për viktimat e tragjedisë e Koçanit.

Monumentet e mbuluara në të zezë, ngjallen edhe kureshtje tek qytetarët të cilët komentojnë protestën e paralajmëruar për nesër.

“Unë qaj kur i shoh që defilojnë me fotografitë, askujt mos i ndodhë një gjë e tillë, do t’i përkrah dhe do vij këtu”, tha një qytetare.

“Kjo është shenjë e dhimbjes, e nënave, e motrave. (0:46 – 0:58)”Unë e ndjej atë që ndjejnë prindërit dhe nuk mund të them se kush është fajtorë, prokuroria e zgjati këtë aq gjatë”, tha një tjetër qytetare.

“Po, nënë jam, dhe sigurisht që dhemb, por asgjë nuk mund të ngushëllojmë me atë”, tha një qytetare.

Marshi protestues për të kërkuar drejtësi për ngjarjen që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Puls” të Kocanit, mbahet nesër me fillim në ora 12:05, në sheshin kryeqytetit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se do të marren të gjitha masat e nevojshme.

“SPB Shkup do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, sipas kompetencave të saj, në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, sigurisht duke garantuar plotësisht të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar”, njoftojnë nga MPB-ja.

Sipas paralajmërimit të nismës, marshit protestues, në mënyrë simbolike do të fillohet nga sheshi i kryeqytetit dhe më pas është parapa që të vazhdohet drejt Kuvendit dhe të përfundojë para Gjykatës Themelore Penale në Shkup. Qëllimi i marshit sipas nismës është që të kërkohet drejtësi për rastin e Koçanit, ku humben jetën 63 persona. Seanca gjyqësore pritet të nisë më 19 nëntor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button