Tramp të dëshmojë për trazirat në Kongres

Tramp të dëshmojë për trazirat në Kongres

Komiteti hetues i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka votuar që të ftojë për të dëshmuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, lidhur me trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në ndërtesën e Kongresit. Një vendim i tillë mund të rezultojë me burgosje të Trumpit, në rast se nuk bashkëpunon me autoritetet. Nëntë anëtarët e Komitetit – shtatë demokratë dhe dy republikanë – kanë votuar në të mirë të vendimit. Kështu, Trumpit i kërkohet që të ofrojë dokumente dhe të dëshmojë nën betim, lidhur me ngjarjet e 6 janarit.
Procesi i votimit është zhvilluar pasi Komiteti ka kaluar më shumë se dy orë duke e shqyrtuar rastin – përmes deklaratave nga anëtarët, dokumenteve dhe incizimeve të dëshmive – se Trump ka planifikuar paraprakisht që të mohojë humbjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ata po ashtu kanë thënë se Trump ka dështuar që t’i kthejë mbrapsht mijëra mbështetës të tij që kanë sulmuar Kongresin dhe ka vazhduar të deklarojë se zgjedhjet kanë qenë mashtrim, pavarësisht se këshilltarët e ngushtë i kanë thënë se ka humbur. Ligji federal parasheh që nëse një person nuk vepron në përputhje me ftesën e Kongresit për dëshmi, atëherë shkelja dënohet me një deri në 12 muaj burgim./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button