Transporti urban në Shkup, vazhdojnë reduktimet e linjave
Transporti urban në Shkup, vazhdojnë reduktimet e linjave
Autobusët privat edhe gjatë ditës së sotshme qarkullojnë me orar të reduktuar edhe atë nga ora 17:00. Qytetarë të shumtë vazhdojnë të presin nëpër stacione ndërsa në vend të transportit publik shfrtyëzojnë veturat private apo taksi për të shkuar nëpër punë apo në destiancionet ku kanë nevojë. Shoferët e autobusëve privatë thonë se qytetarët nuk duhet ti fajsojnë ata dhe kërkojnë mirëkuptim pasi sipas tyre deri tani kanë vozitur për çmim me të cilin nuk mundur ti mbulojnë shpenzimet, dhe presin vendim nga qyteti I Shkupit. Nga ana tjetër këta të fundit ende nuk kanë reaguar për reduktimin e orarit të autobusëve. /Alsat.mk