Transportuesit privat, dështon edhe thirrja e tretë publike e Qytetit të Shkupit

Transportuesit privat, dështon edhe thirrja e tretë publike e Qytetit të Shkupit

Gazetare: Evi Shkopi

Kaosi në transportin publik në kryeqytet do të vazhdojë, pasi ka dështuar edhe thirrja e tretë publike e Qytetit të Shkupit për angazhim të transportuesve privat në linjat ku mungojnë autobusë. Qyteti i Shkupit nuk e pa të arsyeshme të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve, duke mos qenë aspak transparent për mënyrën se si dhe kur do të zgjidhen problemet që nisën mes tyre dhe transportuesve privatë, por që pasojat i vuajnë qytetarët. Sot Qyteti i Shkupit shpalli thirrje të re publike, nën të njëjtat kushte si ai i kaluar. Transportues kërkohen për 16 linja, të cilat gjatë këtyre muajve kanë funksionuar me shumë pak autobusë të NQP e të cilët mbingarkohen me pasagjerë. Për këto linja nevojiten 115 autobusë dhe 245 shoferë, ndërsa thirrja do të zgjasë deri më 24 prill. Mbeten të paqarta arsyet që çuan në dështimin e thirrjes së tretë publike, sepse rreth tre javë më parë Arsovska tha se ishin paraqitur transportues.

Qytetarët ndërkohë presin autobusët për në punë, shtëpi apo shkolla dhe shpesh nuk hipin dot nga numri i madh i pasagjerëve, duke bërë që të vonohen për të mbërritur në shkollë apo në punë.

“Me 57.
-Këto kohët e fundit a ka ndodhur që të vijë autobusi dhe të mos ketë pasur vend? Po ka pas probleme shumë. Jemi vonuar edhe për në shkollë edhe për në shtëpi. Shumë njerëz?
Po shumë, vërtet shumë.”

“Nëse do të ishin në kohë nuk do të kishte rrëmuje”.

“Udhëtoj më linjën 57. Linja 57 është e rregullt, ndonjëherë tani, por në përgjithësi janë mirë. Transport ka. Ka goxha njerëz”.

Për më shumë se pesë muaj transportuesit privatë nuk qarkullojë në kryeqytet. Kjo për shkak të borxhit prej më tepër se 1,5 milion euro të cilin e ka ndërmarrja për Qarkullim Publik ndaj tyre. Për këtë arsye ata në tetor të vitit të kaluar e ndërprenë punën, ndërsa në nëntor për disa javë protestuan duke bllokuar rrugët kryesore të Shkupit. Në muajin shkurt transportuesit arritën marrëveshje me Qytetin e Shkupit, që borxhi tu paguhet dhe të aplikojnë për të filluar me punë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button