Tërhiqet ligji për trashëgimi kulturore, Arkeologët: Propozimi i dëmshëm për kulturën

Tërhiqet ligji për trashëgimi kulturore, Arkeologët: Propozimi i dëmshëm për kulturën

Kuvendi ka tërhequr nga procedura për miratimin e nevojës së ndryshimeve mbi Ligjin për trashëgimi kulturore. Grupi i deputetëve propozues është tërhequr nga propozimi pas presionit të opinionit publik dy ditët e fundit dhe thirrjes së Shoqatës së Arkeologëve të Maqedonisë të cilët i kërkuan ligjvënësit që të mos miraton ndryshimet që parashikojnë sipas tyre cenimin e trashëgimisë kulturore. Ndryshimet në nenin 65 parashikonin që mbi trasetë ku kalon Korridori 8 dhe 10-D, për gjetjet arkeologjike dhe kulturore të vendos inxhinieri ndërtimit, mundësi që do t’i jepte të drejtën inxhinierit të vendos nëse mbi zonën e caktuar ndalohen punimet apo vazhdohet me intensitetin e njëjtë. Shoqata e Arkeologëve paraprakisht kërkuan edhe nga Presidenti Stevo Pendarovski që derisa miratohet ky ligj, të mos e dekreton. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button