Tre asteroidë gjigandë do të fluturojnë sot pranë Tokës

Tre asteroidë gjigandë do të fluturojnë sot pranë Tokës

Tre asteroide me madhësi të rrokaqiejve po lëvizin drejt Tokës këtë javë, me ekspertët kryesorë të NASA-s që pretendojnë se njëri është sa një stadium futbolli. Këta tre shkëmbinj gjigantë hapësinorë fluturues – të quajtur 2012 DK31, 2006 BE55 dhe 2021 QW – po fluturojnë mbi planet, me njërin që i afrohet planetit në vetëm 3.540 milionë kilometra (2.2 milionë milje).

Asteroidi i parë filloi lëvizjen e tij mbi planetin tonë gjatë së hënës, dhe NASA thotë se mund të shihet akoma edhe sot. Diametri i asteroidit të parë është afro 137 metra, dhe mendohet se është aq i gjerë sa gjatësia e një rrokaqielli me 40 kate.

I dyti filloi t’i afrohej Tokës mbrëmë, dhe është më i afërti i treshes. Ai fluturon çdo katër ose pesë vjet. Dhe asteroidi i tretë do të vijë pranë Tokës të premten. Do të ketë diametër prej rreth 76.2 metrave, duke fluturuar rreth 5.310 milionë kilometra (3.3 milionë milje) mbi planetin, raporton Mirror.

Që të tre asteroidet i kanë shqetësuar ekspertët e NASA-s mjaftueshëm për t’i etiketuar si Asteroidë potencialisht të rrezikshëm, që do të thotë se ata mund të shkaktojnë dëme serioze në planetin tonë nëse trajektorja ndryshon në një farë mënyre – edhe pse kjo është tepër e pamundur.

Edhe pse NASA ka hartuar trajektoret dhe përplasjet nuk mendohej të ndodhin të paktën për 200 vitet e ardhshme, çdo lloj lëvizjeje mund të rezultojë në një shteg të ri potencialisht shkatërrues për shkëmbinjtë. Sidoqoftë, Toka mund të goditet nga një numër “i panjohur” asteroidësh të padukshëm në çdo moment, paralajmëroi një ekspert.

Richard Moissl, kreu i mbrojtjes planetare të Agjencisë Evropiane të Hapësirës tha: “Asteroidë me madhësinë e meteorit Chelyabinsk godasin Tokën afërsisht çdo 50 deri në 100 vjet. “Dëmtimet e shkaktuara nga shpërthime ajrore ose ngjarje të ngjashme mund të parandalohen nëse njerëzit informohen për një ndikim të afërt dhe efektet e tij të parashikuara” tha Moissl.

LEXO EDHE:

Back to top button