Tre kosovarë do garojnë për parlamentin suedez

Adnan Dibrani, Arber Gashi e Aida Birinxhiku janë tre kandidatët me prejardhje nga Kosova që synojnë të bëhen deputetë në Parlamentin e Suedisë.

Dibrani këtë post e kishte për tre mandate rresht, dhe thotë se u mundua veçanërisht përmes Këshillit të Evropës të kontribuoj për Kosovën.

Ky deklaron se prioritet do ta ketë ekonominë e arsimin, teksa Arbër Gashi, përveç ambientit nëse fiton do të angazhohet për pensione e paga më të larta.

Zgjedhjet në Suedi do të mbahen në shtator të vitit të ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button