Tre muaj pas ndarjes nga jeta, John Travolta i dedikon gruas urimin më të ndjerë në ditën e lindjes

Në korrik të këtij viti, bashkëshortja e aktorit John Travolta, Kelly Preston, humbi betejën me kancerin në gji dhe ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare. Preston, e cila luajti në role përkrah aktorëve të njohur duke filluar nga Tom Cruise te “Jerry Maguire” tek Arnold Schwarzenegger në “Twins”, ishte diagnostikuar me kancer të gjirit dy vjet më parë.

- Advertisment -

“Me zemër të thyer ju informoj se gruaja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dyvjeçare me kancerin e gjirit. Ajo luftoi me guxim dhe kishte dashurinë dhe mbështetjen e kaq shumë njerëzve”, u shpreh aktori me hidhërim të madh.

Sot, Kelly do të festonte ditëlindjen e saj të 58-të dhe aktori e ka kujtuar me mall në këtë ditë speciale. Travolta ia ndjen ende tmerrësisht shumë mungesën, ndërsa ka ndarë me fansat fotot e vjetra të dasmës së tyre.

“Urime ditëlindjen zemër. Gjeta këtë foto të dasmës së nënës dhe babait tim. Ishte bukur të shihje tonën krahas tyre. Me gjithë dashurinë time për ty, John!”- shkruan ai.

Preston pati një karrierë të gjatë aktrimi në filma dhe televizion, herë pas here duke u shfaqur së bashku në filma me burrin e saj, përfshirë këtu edhe “Battlefield Earth” në vitin 2000. Preston luajti përballë Kevin Costner në filmin For the Love of the Game, 1999 dhe në vitin 2004 u shfaq në videon e Maroon 5, She Will Be Loved.

John Travolta

Aktorët të cilët ishin bashkë prej 28 vjetësh, kishin 3 fëmijë. Preston dhe Travolta u martuan në një ceremoni në Paris në 1991 kur ishin në pritje të ëmbël të djalit të tyre të parë, Jett.

Jett vdiq në moshën 16 vjeçare në janar 2009 në shtëpinë e pushimeve të familjes në Bahamas. Vdekja çoi në një proces të gjatë gjyqësor pasi një shofer i ambulancës dhe avokati i tij u akuzuan se u përpoqën të zhvatnin 25 milionë $ nga aktorët në këmbim të mos lëshimit të informacionit për vdekjen e djalit të tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button