Tregu gjerman i punës regjistron rimëkëmbje të lehtë

Tregu gjerman i punës shënoi një rimëkëmbje të lehtë në tremujorin e tretë, ndërsa forca punëtore e vendit u rrit me 0,1%, duke arritur në 44,7 milion njerëz, deklaroi Zyra Federale e Statistikave (Destatis )

Sidoqoftë, ndryshimi nga njëri tremujor në tjetrin rezultoi me minus 0,1 %, sipas të dhënave të përkohshme.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, Gjermania kishte 654 000 më pak të punësuar, me një rënie prej 1.4 %, tha Destatis.

Pandemia e koronavirusit pritet të tërheqë ekonominë më të madhe të Europës në një recesion të rëndë këtë vit, megjithëse një program financimi nga qeveria ka shmangur kryesisht largimet nga puna në masë.

Destatis tha se sektorët më të prekur nga rënia e punësimit ishin tregtia, transporti, strehimi dhe shërbimet e restoranteve, ndërsa një rënie u vu re edhe në industri.

LEXO EDHE:

Back to top button