Trendi “rozetë” prezent edhe në tepihun e kuq të ceremonisë “Critics Choice Awards”

Trendi “rozetë” prezent edhe në tepihun e kuq të ceremonisë “Critics Choice Awards”

Trendi “rozetë” ka karakterizuar edhe ndarjen e çmimeve në ceremoninë “Critics Choice Awards” që u mbajt të dielën, pas atij “Golden Globes” që u mbajt javë më parë, shkruan CNN.

Trendi “rozetë” u pa nëpër veshjet e shumë të famshmëve që ishin të pranishëm në këtë ngjarje që u mbajt në Santa Monica të Californias.

Ngjyrat që karakterizuan tepihun e kuq ishin e kuqja e mbyllët, e zeza, ngjyra e kaltër e errët, e bardha dhe e verdha.

E pranishme aty ishte edhe aktorja e filmit më të përfolur “Barbie”, e cila sërish u zgjodh si një ndër të veshurat më së bukuri.

Ajo u shfaq me një fustan të kuq i cili ishte i dekoruar me rozeta në pjesën e lartë. Ky fustan si zakonisht, vjen nga një version i vet kukullës. Këtë herë ishte “Radiant Barbie”, që u lansua në vitin 1996 nga brendi i lodrave “Mattel”. Fustanin për të famshmen Robbie e kishte punuar brendi “Balmain”.

Të njëjtën ngjyrë të kuqe e kishte veshur edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, me famë botërore, Dua Lipa. Fustanin që e kishte kombinuar me ngjyrën e flokëve e punoi vetëm për të brendi “Prada”.

Një fustan me sedefe që ishte tërësisht i kuq e që mëngën e djathtë e kishte të gjatë e të zbukuruar me një rozetë të madhe tek krahu, u pa i veshur nga aktorja Emily Blunt. Fustani ishte krijuar nga brendi “Armani Prive”.

Me kostum të kuq nga brendi “Valentino” u vesh edhe aktori Charles Melton.

Edhe aktorja Mandy Moore kishte veshur një fustan që ishte i dekoruar në tërësi me sedefe e gurë të kuq.

Image

Një tjetër fustan që ishte i dekoruar në tërësi më sedefe të kaltra e me një rozetë përfundi gjoksit, të punuar nga brendi Rodarte, e kishte veshur aktorja Rosamund Parks.

Me të kaltër të errët u vesh edhe aktorja Lily Gladsone, me një fustan të krijuar nga brendi Christian Siriano.

Aktori Matt Bomer, gjithashtu kishte zgjedhur të vishet me kostum të kaltër të errët nga brendi Berluti.

Image

Aktorja Taraji Henson kishte veshur një fustan të thjeshtë të bardhë nga brendi Boss, të cilin e kishte kombinuar më një palë take me ngjyrë metalike.

Me fustan të bardhë nga brendi Stephane Rolland ishte veshur aktorja Keri Russell.

Image

Mashkulli që tërhoqi vëmendje më së shumti me paraqitjen e tij në tepih të kuq, ishte Colman Domingo, që veshi një kostum ngjyrë të verdhë të errët në nuancë okeri, përfundi të cilit kishte një këmishë të kaltër të hapur. Ky kostum që u krijua nga brendi “Valentino” kishte sipër një pallto të artë me rrudha.

Me veshje me ngjyrë te zezë u veshën edhe aktorët, Jennifer Aniston, Chillian Murphy, Trace Ellis Ross, Greta Lee, Christina Richie.

LEXO EDHE:

Back to top button