Truk i thjeshtë: Largoni ndryshkun me letër alumini

Truk i thjeshtë: Largoni ndryshkun me letër alumini

Shfaqja e ndryshkut është diçka që paraqet një problem real në familje. Por, për fat të mirë, përdoruesit e rrjeteve sociale shpesh ndajnë truke të thjeshta dhe efektive se si të ndihmoni veten në pastrimin e shtëpisë.

TikToker Gabby Vigneault është një prej tyre dhe truku i saj kundër ndryshkut ka mbledhur më shumë se gjysmë milioni shikime.

Domethënë, gjithçka që ju nevojitet është letër alumini dhe uthull, të cilat me siguri i keni në kuzhinën tuaj.

Procesi është shumë i thjeshtë – merrni një copë letër alumini dhe zhytni në uthull dhe më pas pastroni me kujdes sipërfaqen e ndryshkur.

Alumini vepron si një gërryes i butë, ndërsa uthulla ndihmon në tretjen e ndryshkut, duke krijuar kombinimin perfekt për heqjen e njollave.

@cleaningwithgabie Will you try? 🤗 Aluminum ball and vinegar 🤍 credit @B & L #cleaninghacks #rust #rustremoval #cleaningtips #cleantok #aluminumfoilhack #hack #cleaningtips #rusthacker #CapCut ♬ original sound – Gabie Vigneault

 

LEXO EDHE:

Back to top button