Trump dërgon raketa Patriot në Ukrainë: Putin thotë gjëra të bukura, pastaj bombardon
Trump dërgon raketa Patriot në Ukrainë: Putin thotë gjëra të bukura, pastaj bombardon
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të dërgojë raketa Patriot në Ukrainë, duke thënë se Kievi ka nevojë për to për t’u mbrojtur nga Rusia.
“Presidenti rus Vladimir Putin thotë gjëra të bukura, dhe pastaj natën bombardon gjithçka”, tha Trump, sipas Reuters.
Ai nuk specifikoi se sa raketa do të dërgoheshin në Ukrainë, por tha se Bashkimi Evropian do të mbulonte koston e raketave.
“Do të dërgojmë ‘patriotët’ që ata kanë nevojë urgjente, sepse Putini ka habitur shumë njerëz. Ai thotë gjëra të bukura dhe pastaj bombardon. Ka një problem të vogël me këtë, që nuk më pëlqen kjo lloj gjëje. Në thelb, ne po i dërgojmë Ukrainës pajisje të ndryshme ushtarake të sofistikuara. Ata do të paguajnë çmimin e plotë për këtë, sepse kështu na pëlqen”, u tha Trump gazetarëve.
Duke folur për një marrëveshje të mundshme armëpushimi në Rripin e Gazës, Trump shprehu shpresën se kjo do të ndodhë këtë javë.
“Negociatat janë duke vazhduar dhe shpresoj se mund të arrijmë një marrëveshje deri në fund të javës”, tha Trump.







