Trump, e ka përshkallëzuar qëndrimin e tij në mosmarrëveshjen me Iranin mbi programet e tij bërthamore dhe raketore

Trump, e ka përshkallëzuar qëndrimin e tij në mosmarrëveshjen me Iranin mbi programet e tij bërthamore dhe raketore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka përshkallëzuar qëndrimin e tij në mosmarrëveshjen me Iranin mbi programet e tij bërthamore dhe raketore. Trump e bëri të qartë se ai favorizon një ndryshim të pushtetit në Teheran. “Kjo duket si gjëja më e mirë që mund të ndodhë”. Ai nuk tha se kush mund të pasojë udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei.

rump thjesht deklaroi: “Ka njerëz”. Presidenti amerikan tha se udhëheqja në Teheran duhet “të japë marrëveshjen që duhej të kishte dhënë herën e parë”. Uashingtoni dhe Teherani e patën negociuar programin bërthamor të Iranit vitin e kaluar, por bisedimet ngecën. Një raund i ri negociatash mbi programin bërthamor të Iranit është planifikuar të zhvillohet në Gjenevë, të martën. Një delegacion amerikan, do të takohet me përfaqësues nga Teherani në Zvicër. Të dërguarit nga Omani do të jenë gjithashtu të pranishëm si ndërmjetës.

LEXO EDHE:

Back to top button