Turqi, Antalia përfshihet nga flakët

Disa vatra zjarri kanë përfshirë pyjet në Antalia, destinacioni i njohur turk për pushime, ndërsa erërat po i fryjnë flakët në drejtim të zonave të banuara, njoftoi sot një zyrtar lokal për CNN turk.

“Tri lagje janë evakuuar”, sipas Mustafa Yigit, administrator qarku në qytetin e Manavgat.

“Tani për tani, turistët nuk janë në rrezik”, shtoi Yigit.

Forcat e emergjencës po luftojnë me flakët nga ajri dhe nga toka.

Sipas zyrës së guvernatorit, dy avionë zjarrfikës dhe 15 helikopterë janë në veprim.

Shkaku i zjarreve është i paqartë.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar ose viktima.

LEXO EDHE:

Back to top button