Turqi, inflacioni në nivel rekord

Turqi, inflacioni në nivel rekord

Inflacioni në Turqi në qershor ka arritur në nivel vjetor prej 78.6 për qind, që është niveli më i lartë në 24 vjet.

Por, vlerësimet jozyrtare të publikuara nga ekonomistët në Turqi tregojnë se rritja e çmimeve është dyfish më i lartë krahasuar me shifrat e prezantuara nga autoritetet. Niveli i inflacionit i raportuar nga agjencia shtetërore turke e statistikave është niveli më i lartë që prej janarit të vitit 1998. Javën e kaluar, ministri i Ekonomisë, Nureddin Nebati, u zotua se çmimet e konsumit do të nisin të bien në muajin dhjetor.

Kriza ekonomike në Turqi nisi kur Erdogan detyroi Bankën Qendrore që të merrte vendime për uljen e normave të interesit vitin e kaluar, si pjesë e “modelit të ri ekonomik” të prezantuar nga ai. Por, kjo politikë rriti çmimet e konsumit.

Megjithatë, lideri turk nuk pranon modelin konvencional ekonomik dhe insiston se normat e larta të interesit shkaktojnë rritje të çmimeve.

Ekonomistët besojnë se kjo qasje e Erdoganit ka përkeqësuar gjendjen në mbarë botën, pas rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë, të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button