Turqia vazhdon hulumtimet sizmike në Mesdheun Lindor


Turqia, edhe për katër ditë e vazhdoi informacionin e navigacionit (Navtex) për hulumtimet sizmike të anijes “Oruç Rejs” në Mesdhen Lindor, ndërsa burimet qeveritare greke komentojnë se me këtë sjellje Ankaraja do të arrijë vetëm pasoja negative, raporton MIA.

Paraprakisht Navtexi i dhënë më 10 gusht kishte afat  deri dje, ndërsa mbrëmë , nga stacioni në Antali, Turqia dorëzoi vazhdim të informacionit të njëjtë të navigacionit deri më 27 gusht të vitit 2020.

Qëndrimi i Athinës zyrtare është se Navtexi konkret është ilegal dhe përfshin një pjesë të Greqisë.

Burimet qeveritare greke, komentojnë se Turqia, “duke vazhduar me sjelljen e saj provokuese, e vetmja gjë që bën është t’i tregojë botës se referencat për të drejtën ndërkombëtare dhe dialogu janë justifikim” dhe shtojnë se “sjellja e tillë, të vetmen gjë që e arrin janë pasojat negative për të”.

LEXO EDHE:

Back to top button