U mbajt koncerti inaugurues i Operës së Kosovës

Mbrëmë (31 tetor) në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë është mbajtur koncerti inaugurues i Operës së Kosovës.

Në mesin e të ftuarve ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku e shumë personalitete të njohura.

Për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës u bën bashkë mbi 170 profesionistë të muzikës që veprojnë suksesshëm në skena të ndryshme botërore.

Në një postim në Facebook, ministri Çeku  u shpreh se Kosova përherë ka patur dhe vazhdon të ketë muzikantë të talentuar e punëtor.

“Ky është fillim i mbarë për një rrugëtim të gjatë dhe shpresëdhënës të muzikës operistike në Kosovë. Sonte shteti ynë bëri një hap të ri e të rëndësishëm në aspektin institucional kulturor, e teksa për dekada me radhë janë formuar artistë të shkëlqyer të këtij arti të cilët kanë shkëlqyer nëpër teatrot operistikë anembanë botës, tash e tutje ata do ta kenë mundësinë të shfaqen edhe në vendin e tyre. Ne përherë kemi patur dhe vazhdojmë të kemi muzikantë të talentuar e punëtorë, virtuozë të mediumit muzikor. Tash do të presim prej tyre të shpërthejnë në sallat e koncerteve me pasion dhe gëzim për të ndarë muzikën dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin me art dhe kulturë”, ka shkruar Çeku.

LEXO EDHE:

Back to top button