U përjashtua nga shkolla nxënësi i gjimnazit të Tetovës, i dyshuar për alarmet e rreme për bomba

U përjashtua nga shkolla nxënësi i gjimnazit të Tetovës, i dyshuar për alarmet e rreme për bomba

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Gjimnazi i Tetovës përjashtoi nga shkolla nxënësin e dyshuar për alarmet e rreme për bomba. Edhe pse Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar nuk zbardh detaje për procedurën kundër 18-vjeçarit, i cili u arrestua dhe më pas u lirua nga policia, vendimi i këshillit të shkollës është i prerë.  Drejtori i gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” shprehu shqetësimin se pikërisht sot në email-in e tyre kishin mbërritur kërcënime të reja për bomba ndërsa institucionet kompetente nuk arrijnë dot ta zgjidhin këtë problem.

Pikërisht sot në orët e para, kur filloi ora e tretë e mësimin, ka ardhur si zakonisht policia dhe ka kërkuar lëshimin e objektit nga nxënësit dhe kolegët…… shfrytëzoj rastin të shpreh një indinjatë se deri më tani gjitha hapat policore apo të prokurorisë ende edhe sot që po flasim për të 15 herë të alarmeve, asnjë nga institucionet nuk ka ardhur të flet me viktimën që në këtë rast jemi ne,” tha Jeton Kamberi, Drejtor i gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” Tetov.

E-maile me përmbajtje kërcënuese për bomba mbërritën edhe në adresë të shkollës fillore “Kirili dhe Metodij” dhe shkollës së mesme të bujqësisë. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button