DAP: Çdo e katërta veprimtari në gastronomi dhe tregti nuk jep kupon fiskal

Gazetare: Linda Ebibi Ademi

Drejtoria e të Ardhurave Publike, përmes kontrolleve të realizuara në sektorin e gastronomisë dhe në tregtinë me pakicë, ka konstatuar se çdo e katërta veprimtari nuk jep kuponë fiskal.  Sipas DAP-it, gjatë vitit të kaluar janë realizuar mbi 4 mijë kontrolle te tatimpaguesit, ndërsa në terren janë kryer gjithsej 6.300 kontrolle. Janë shqiptuar rreth 3.200 gjoba për parregullsi të konstatuara, ndërsa në 120 raste është vendosur masa e ndalimit të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë. Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike bëjnë të ditur se gjatë këtij viti kontrollet do të intensifikohen dhe do të zgjerohen edhe në objekte dhe veprimtari të tjera.

“Vitin e kaluar realizuam 6300 kontrolle terreni në të gjithë shtetin, jo vetëm në Shkup. Kontrollet tregojnë se rezultatet në terren nuk janë të mira pasi çdo i katërti kontroll përfundon me përcaktimin e një parregullsie në lidhje me evidentimin e qarkullimit të gatshëm”, deklaroi Elena Petrova, drejtoreshë e DAP-it. /Alsat.mk.

 

LEXO EDHE:

Back to top button