fbpx

U rikthye Tuna në Maqedoni, sëbashku me Shpat Dedën e filluan edicionin e dytë të “The Park Festival”


Shpat Deda dhe Tuna ishin dy artistët kryesor që hapën mbrëmjen e parë të “The Park Festival” në Gostivar. Edicioni i dytë e gjeti këtë festival në kushtë pandemie ku nuk mungonin maskat, matja e temperaturës dhe dezifektuesit.

Publiku i kufizuar në numër përshkak të masave kundër pandemisë ndoqi performancat e Tunës dhe Shpat Dedës së bashku me orkestrën e tyrë me distancë të përcaktuar më parë nga organizatorët. Nata e parë solli hitet e dy këngëtarëve dhe rikthimin e Tunës në Maqedoni për herë të parë që prej koncertit të saj promovues në mars të vitit të kaluar.

‘The Park Festival’ do vazhdojë edhe sonte (datë 4 shtator) ku do të performojë orkestra Magical drejtuar nga Emin Xhijan. Me tematikë filmat e njohur vizatimor.

Parku i qytetit te Gostivarit do të mirëpres edhe grupin ‘ Knockout’ me të ftuar special Igor Xhambazov, ndërsa të gjithë adhuruesit e muzikës tekno do të kenë mundësi të argëtohen me Janksi, Redon Robi, Fiks dhe Fluder.

‘The Park Festival’ nuk lë anash talentët e rinj edhe këtë vit, ku para performancave të mëdha në teatrin veror në breg të Lumit Vardar organizohen ekspozita nga artistë të rinj gjatë gjithë ditëve të festivalit.

LEXO EDHE:

Back to top button