Udhëheqësit e BE do të vendosin për hapjen e negociatave të pranimit me Bosnjë dhe Hercegovinën

Udhëheqësit e BE do të vendosin për hapjen e negociatave të pranimit me Bosnjë dhe Hercegovinën

Për këtë është rënë dakord nga shtetet anëtare dhe ky formulim është përfshirë tashmë në draft tekstin e konkluzioneve që liderët do të miratojnë gjatë samitit.

“Pas rekomandimit të Komisionit Evropian të datës 12 mars 2024, Këshilli i BE-së vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit me Bosnjën dhe Hercegovinën. “Këshilli bën thirrje për miratimin e kornizës negociuese kur të merren kushtet përkatëse të përcaktuara në rekomandimin e Komisionit të datës 12 tetor 2022”, thuhet në projekt-konkluzionet e fundit, teksti i të cilit është rënë dakord më 19 mars.

Radio Evropa e Lirë pati një pasqyrë të draftit përfundimtar të konkluzioneve që do të miratohen nga liderët e shteteve anëtare.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen më 21 dhe 22 mars në Bruksel, ku gjatë samitit të rregullt do të vendosin edhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjë-Hercegovinën.

Më 12 mars, Komisioni Evropian rekomandoi Këshillin e BE-së të miratojë fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën. Vendimi për hapjen e negociatave për anëtarësim merret në nivelin më të lartë politik, pra në nivelin e liderëve të BE-së.

BiH ka statusin e një kandidati për anëtarësim të plotë nga dhjetori 2022.

Në dhjetor 2023, liderët e BE-së shprehën gatishmërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën dhe i kërkuan Komisionit të publikojë një raport në mars mbi nivelin e përmbushjes së kritereve kyçe, të cilat do të jenë bazë për vendimin e liderëve të BE-së. /rel

LEXO EDHE:

Back to top button